Detaje nga operacioni/ E kishin fshehur brenda në banane. Sekuestrohet sasia rekord e kokainës. Mes të arrestuarve edhe shqiptarë

0
foto galeri

Dhjetë persona janë arrestuar në Londrën e Veriut në lidhje me konfiskimin e afërsisht 2.3 tonë kokainë, të importuar në Britaninë e Madhe me anë të një ngarkese bananesh, që vinin nga Kolumbia.

Pakot me kokainë ishin fshehur në një kuti me fruta dhe kjo besohet se është sasia më e madhe e drogës e kapur në territorin britanik. Policia ka arrestuar të dyshuarit, në momentin që po tentohej të bëhet trafiku i lëndës narkotike, shkruajnë mediat e huaja.

foto galeri
foto galeri

Mes dhjetë të arrestuarve janë edhe dy shqiptarë, përkatësisht 30 dhe 28 vjeç. Nëse droga do të shitej në treg, do të kapte vlerën e pabesueshme të 184 miliionë paund. Lënda narkotike u kap në Portin e Portsmouth në datë 14 shkurt.

Kontenieri kishte mbërritur në një anije mallrash nga Kolumbia një ditë më parë dhe po maskohej si një ngarkesë e ligjshme e bananeve.  Paletat u dorëzuan në një pasuri industriale në Tottenham, vend ku policia po priste dhe kreu arrestimet, teksa kapi në flagrancë transportuesit e kokainës.

Pesë burrat e tjerë u arrestuan në një pasuri të ndryshme industriale në Enfield. Të dhjetë të dyshuarit  mbeten në paraburgim, nën akuza që lidhen me trafikim të kokainës.

Artikulli i mëparshëmNafta vazhdon uljen/ Zbret nga nivelet e larta prej rinisjes së aktivitetit në Teksas. Bursa për datën 19 Shkurt 2021
Artikulli i radhësE frikshme! Shkencëtarët paralajmërojnë pasoja katastrofike nga ajsbergu gjigant i shkëputur nga Antarktida në 2017