Rino Gattuso është i zhgënjyer pas 0-2 në Granada, që gjithashtu largon edhe objektivin Europa League. “Për të rikuperuar në ndeshjen e kthimit duhet të jemi më preciz, duhet rishikuar impakti në 20 minutat e para, por për mënyrën se si luajtëm meritonim më shumë. Kemi nevojë të rikuperojmë energji e lojtarë, ku të shkojmë nëse kemi 10 lojtarë të numëruar? Sonte humbëm edhe Politano, i cili mori një goditje në brinjë dhe nuk mund të merrte frymë. Rezultati është gënjeshtar, edhe pse nuk ka fat apo destin në futboll. Ata u përpoqën të na sulmonin në të majtë dhe paguam shtrenjtë disa mbulime të gabuara. Osimhen? 93 ditë pa luajtur nuk janë pak dhe ai ende nuk është në të mirën e tij, duhet të gjejë shkëlqim për të shprehur lojën e tij “.
“Jemi demoralizuar – shtoi Gattuso – dhe gjithmonë ankohemi, si në rastin e Elmas që gaboi 2-3 herë dhe u depresionua. Shpesh merremi me gabimin, por në futboll pranohet gabimi dhe duhet të dimë si ta kthejmë fletën. Nëse një ekip nuk është mirë fizikisht, nuk e mbyll Granadën në pjesën e dytë në gjysmën e tyre siç bëmë ne. Ne krijuam dhe ky nuk është problemi, me të vërtetë pa zëvendësime mbajtëm mirë. Qaravitjet nuk do të na ndihmojnë për asgjë” përfundoi tekniku i Napolit.