Nafta vazhdon uljen/ Zbret nga nivelet e larta prej rinisjes së aktivitetit në Teksas. Bursa për datën 19 Shkurt 2021

0

Çmimet e naftës kanë rënë nga nivelet e larta për të dytën ditë radhazi të Premten, ndërkohë që firmat e energjisë në Teksas po përgatiten të rinisin aktivitetin e rafinimit dhe prodhimit, pas mbylljes nga moti i ftohtë.  Nafta Brent e Londrës ra me 1.8% në 62.77 dollarë për fuçi, ndërsa nafta bruto amerikane (WTI), ra me 2.4% në 59.10 dollarë për fuçi.  Moti i pazakontë në Teksas shkurtoi rreth 4 milionë fuçi në ditë nga prodhimi i naftës  dhe rreth 590 milionë metra kub gaz natyror, sipas analistëve.  Rafineritë në Teksas ndaluan rreth 1/5 e kapacitetit të procesimit të naftës në vend, prej mungesës së energjsië nga moti i ftohtë.   Megjithatë, firmat në rajon u përgatitën për rinisjen e aktivitetit, ndërkohë që energjia elektrike u rikthye.  Analistët thonë se tregu ishte përgatitur për një korrigjim.  Nafta ra pavarësisht rënies së papritur të inventarëve të naftës bruto në SHBA në javën që përfundoi më 12 Shkurt, përpara se të niste ngrirja.  Inventarët ranë me 7.3 milionë fuçi në 461.8 milionë në total, që është niveli më i ulët që prej muajit Mars, sipas Administratës së Informacionit mbi Energjinë (EIA).

Bursa për datën 19 Shkurt 2021 u mbyll si më poshtë:

Vlerat janë të shprehura në $/mt

Brent është shprehur në $/bbl

ProduktiÇmimi ditor ( $/mt )Ndryshimi ditor +/- ( $/mt )
BENZINA579.25+ 0.75
DIESEL511.25– 4.00

©aktualitet.al

Artikulli i mëparshëmLufta me koronavirusin/ Video “BOMBË” që nxjerr blof Mark Zuckerberg për vaksinën
Artikulli i radhësDetaje nga operacioni/ E kishin fshehur brenda në banane. Sekuestrohet sasia rekord e kokainës. Mes të arrestuarve edhe shqiptarë