Rama ngre zhurmë me një grusht dozash, shtetet e tjera vaksinojnë edhe në lokal

0
Rama ngre zhurmë me një grusht dozash, shtetet e tjera vaksinojnë edhe në lokal

Gara e vaksinimit po zhvillohet ethshëm në botë. Izraeli udhëheq këtë garë, pasi deri më tani ka vaksinuar 43 përqind të popullsisë prej 9 milionë banorë.

Duket e çuditshme, por vaksinimet po bëhen edhe nëpër lokale dhe bare në Izrael. Sipas BILD, personat që vaksinohen madje marrin një pije falas.

Ndërkohë shumë përpara në garën e vaksinimit është edhe Serbia, e cila ka vaksinuar mbi 1 milionë njerëz dhe mban vendin e dytë në Europë.

Kurse Britania e Madhe planifikon që në mars të nisë vaksinimin e personave 40 vjeç e sipër.

Megjithatë në Shqipëri, për ironi, bëhet zhurmë e madhe për vaksinat sa në Izrael e Serbi, edhe pse në fakt në vend ka mbërritur vetëm një grusht vaksinash.

Edhe pse vaksinat akoma nuk mjaftojnë vetëm për stafin mjekësor, kryeministri Edi Rama po e përdor propagandën për të krijuar idenë se po vaksinohet kudo, në Fier, Vlorë, Shkodër e Tiranë.

Për ironi, në këtë kurth kanë rënë mediat e politika, që po ankohen se kryeministri Edi Rama po përdor taktika diktatoriale duke vaksinuar disa të ashtuquajtur personalitete përpara të tjerëve.

Në fakt e gjitha është thjesht një tymnajë, pasi në të vërtetë nuk ka fushatë vaksinimi. Bëhet fjalë për disa qindra të vaksinuar në vend dhe vetëm kaq. Pjesa tjetër është propagandë dhe zhurmë nga pushteti, ndërkohë që Shqipëria ka shënuar rekord vdekjesh nga koronavirusi në botë.

Nga ana tjetër, shifrat e infektimit janë kaq të larta, sa kemi kaluar prej ditësh edhe vendin e origjinës së virusit, Kinën.

Artikulli i mëparshëmJa pse virusi doli nga laboratori/ Valë zemërimi ndaj profesorit gjerman
Artikulli i radhësNjihet si bosi i drogës në Ballkan, Naser Kelmendi arrestohet në Serbi