Një grup shkencëtarësh nga qendra kërkimore ruse Vector kanë konfirmuar rastin e parë të infeksionit njerëzor me llojin H5N8 të virusit të gripit A, i cili shkakton gripin e shpendëve, tha kreu i mbikëqyrësit të mbrojtjes së të drejtave të konsumatori.
“Unë dua të bëj një njoftim për një zbulim të rëndësishëm shkencor nga shkencëtarët pranë qendrës kërkimore Vector. Rasti i parë i infeksionit njerëzor me llojin H5N8 të virusit të gripit të shpendëve në Federatën Ruse u konfirmua në një laborator,” deklaroi për mediat Anna Popova .
Shkencëtarët kanë izoluar materialin gjenetik të këtij lloji të gripit që deri më tani ka prekur shtatë punonjës të një fermë shpendësh në jug të Rusisë, ku një shpërthim epidemik u regjistrua në dhjetor.
“Të shtatë personat e përmendur ndihen mirë, dhe kishin vetëm simptoma të lehta klinike”, shtoi më tej Popova.
Shpwrthime tw ngjashme janw parw nw muajt e fundit tw vitit 2020, edhe nw shtete si India apo Kina, por deri mw tani zyrtarwt e OBSH nuk kanw nxjerrw ndonjw paralajmwrim nw lidhje me kwtw variant tw ri tw virusit tw shpendwve.
Gripi I shpendwve wshtw pwrgjegjws pwr vdekjen e mw shumw se 450 vdekjeve qw prej vitit 2003, kur edhe pati njw shpwrthim epidemiologjik. Ky variant I virusit, besohet nga shkecwntarwt qw tw ketw njw vdeshkmwri prej 50%, pra nw 100 tw prekur, mw shumw se 50 prej tyre ndwrrojnw jetw nga infektimi, duke e bwrw njw prej koronavirusve mw vdekjeprurws nw qarkullim.
(ANI / Sputnik)