Jeton prej 43 vitesh në Alaskë, biznesmeni shqiptar tregon çfarë i mungon nga Shqipëria: Më merr malli për…

0
Jeton prej 43 vitesh në Alaskë, biznesmeni shqiptar tregon

Ditën e sotme në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Alaska ishte biznesmeni Jessy Musliu, i cili tha se ka 43 vite atje, por që i duken si 43 orë, pasi koha ikën shumë shpejt.

Sipërmarrësi shprehet në emisionin “Shqipëria Live” se i kujtohet shumë mirë kur ka shkuar për herë të parë në Alaskë.

“Kishte 12 shqiptarë, të gjithë të rinj. U vëllazëruam sikur të ishim një familje, edhe pse ishim nga treva të ndryshme. Në qytet mendonin të gjithë se jemi vëllezër”, tha ai.

Ndërsa i pyetur se çfarë i mungon nga Shqipëria, duke qeshur tha për fasule. Ai tha se “edhe pse bën ftohtë këtu, njerëzit janë shumë të ngrohtë”.Ndërsa shtoi se në Alaskë ka diku mbi 1 mijë shqiptarë.  “Flokë të gjata e mend të shkurtra, por ëndrra për tu kthyer në atdhe është e madhe. Fatmirësisht kemi mundësi me udhëtuar. Fëmijët tanë rriten këtu, e ne mundohemi që ti fusim në zemër kulturën shqiptare”, përfundoi ai.

Artikulli i mëparshëmTronditi kryeqytetin/ Vrau me dy plumba gruan në pragun e derës kur po dilte nga shtëpia, efektivi i Gardës merret i pandehur. Zbardhet dosja, cili ishte shkaku dhe vendimi i Prokurorisë
Artikulli i radhësDW: Joe Biden i drejtohet për herë të parë audiencës evropiane