Presidenti Ilir Meta, ka reaguar menjëherë pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama ditën e sotme nga Fieri, ku shigjetonte kreun e shtetit për procesin e vaksinimit të personaliteteve mbi 80 vjeç.
Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Meta thotë që le të shqetësohen e madje të tmerrohen ata që mendojnë se do të bëjnë “tërmet” në zgjedhje, qofshin këta qeveritarë, apo banditë
Postimi i Presidentit Ilir Meta në Facebook:
Janë të shqetësuar nga mesazhet e Presidentit?!
Le TË SHQETËSOHEN dhe le TË TMERROHEN të gjithë ata, të cilët mendojnë se do bëjnë “tërmet” në zgjedhje, si në Dibër, apo si në Shijak, qofshin këta qeveritarë, punonjës policie; qofshin banditë, gjithçka qofshin.