Rama i vendosur për të shkatërruar biznesin e vogël: Pagën minimale do ta bëjmë 40 mijë lekë

0

Kryeministri Edi Rama premtoi me pompozitet se gjatë mandatit të tretë paga minimale do të bëhet 40 mijë lekë, gjë sipas tij do të “lehtësojë” një pjesë shumë të madhe të qytetarëve.

“Nuk kanë ikur 500 mijë veta nga vendi, është gënjeshtër e madhe shumë dhe se balanca mes ikjes dhe kthimeve, pas krizës së madhe në Greqi ka pas shumë që janë kthyer. Balanca është negative por është shumë e më e arsyeshme se ajo që thuhet. Kjo fuqi për ta ndalur këtë nuk ekziston , dhe kush e thotë manipulon a kemi mundësi ta zbusim po, me zhvillim e punës, në një rrugë që s’ka shkop magjik. Sot në Fier vlera e provës është më e madhe se c’ishte. Si në Vlorë po njësoj, vijmë tek ajo që është sfida kryesore, rritja e pagave, vende pune të paguara më mirë sidomos për të rinjtë. Duhet të fusim më shumë të rinj në kodimin online, të fuqizojmë shkollat profesionale dhe të vazhdojmë të mbajmë një ekuilibër mes taksës për ata që fitojnë më pak dhe për ata që fitojnë më shumë, e kemi çuar për ata që fitojnë me pak ne zero, dhe duam që të bëjmë një ndryshim se do e kemi pjesë të paktit që sot ne kemi në pagën 300 mijë pa taksa, ta bëjmë 400 mijë pa taksa, kush paguhet deri në 400 mijë mos të paguajë taksën, tatimin mbi të ardhurat, dhe kjo besoj do lehtësojë shumë . Pas 25 prillit meqë jemi prapë në qeveri dhe duhet tu japim njerëzve dijeni për planin, nëse do ishte opozita dhe do thoshte se do e bëjmë në 1 qershor ne se bëjmë këtë do jemi preciz në atë që themi.”, tha Rama gjate takimit ne Fier.

Kryeministri apo këshilltarët e tij, qëllimisht nuk llogarisin se një një rritje me ligj e pagës minimale pritet të çojë drejt falimentit mbi 200 mijë biznese të vogla të cilat janë futur në krizën më të thellë të 30 viteve të fundit për shkak të menaxhimit katastrofik nga ana e qeverisë, të krizës të shkaktuar nga pandemia globale Covid-19.

Rritja me ligji e pagës minimale – thonë ekspertët, pritet të shtojë barrën fiskale për punëdhënësit e vegjel, apo të vetëpunësuarit, për detyrime të tilla, si pagesa e kontributeve për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, apo tatimin mbi të ardhurat personale që mbulohet nga këta të fundit.

Gjatë vitit 2020, vlera mujore që biznes i paguante shtetit për të mbuluar sigurimet shoqërore dhe shëndetësore për një punonjës të vetëm ishte rreth 7 mijë e pesëqindë lekë në muaj. Në janar të vitit 2021 kjo vlerë, për shkak të pagës minimale që u caktua në 30 mijë lekë, kërceu në 9 mijë lekë në muaj për një punonjës të vetëm, dhë në rast se paga minimale rritet në vlerën 40 mijë lekë në muaj, detyrimi që biznesi do të paguajë çdo muaj, për një punonjës të vetëm do të jetë 13 mijë e gjashtëqindë lekë.

Rritja vjetore e barrës fiskale të një biznesi, për një punonjës të vetëm, në rast se kryeministri e mban premtimin e tij, do të jetë 73 mijë e dyqindë lekë, të cilat do ti hiqen biznesit, për të mbushur gropën e korrupsionit që keq qeverisja 8 vjeçare e Ramës ka shkaktuar.

Artikulli i mëparshëmDhunoi mjekun, arrestohet 24-vjeçari në Tiranë, bien në pranga edhe 5 persona të tjerë (DETAJE)
Artikulli i radhësPandemia, Greqia mbyll edhe dy rajone të tjera