Ndërron jetë në moshën 53-vjeçare dekani i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Artur Sula.
Lajmi është bërë i ditur nga miqtë, kolegët dhe të afërmit, përmes postimeve ngushëlluese në rrjetet sociale, ndërsa mësohet se shkak i vdekjes së tij është bërë një hemoragji cerebrale.
Kryetari i Departamentit të Politikës së Jashtme në PD, Kreshnik Çollaku, shkruan në “Facebook” se përgjatë 30 viteve, prej ditëve të para si studentë e shokë, Sula mbeti i njëjti.
“Vendose të ikësh shpejt, për të lënë pas kujtimin e një shoku e miku të mirë, që koha e jeta nuk e ndryshoi deri në orën e fundit”, – shprehet ndër të tjera Çollaku.
Postimi i Kreshnik Çollakut në “Facebook”:
Prehu ne paqe,Turi…
U endem bashke korridoreve e klasave te se njejtes shkolle te mesme,e me tej auditoreve te universitetit, e me pas u beme kolege, me pas ti ishe drejtues i departamentit e se fundmi dekan i fakultetit ku ne studiuam dhe me pas u beme profesore.
Ne kete udhetim pergjate 30 viteve, nese studente apo profesore, nese drejtues apo dekan, ti mbete i njejti, ti mbete i njejti Turi, shok e mik.
Sa here te takojak, harroja se ishe dekani. por ai Turi qe linim mesimin per te pire cigare fshehur pas shkolles se mesme te Gjuheve te Huaja, apo per te organizuar ndonje feste ose degjuar muzike te ndaluar.
Vendose te ikesh shpejt, per te lene pas kujtimin e nje shoku e miku te mire, qe koha e jeta nuk e ndryshoi kurre deri ne oren e fundit.
Lamtumire Turi, prehu ne paqe te Zotit tani.