“Njëqind dështimet e Edi Ramës”/ Basha sulmon kryeministrin për çmimin e energjisë elektrike

0

Lulzim Basha, përmes një “Instastory”, kujtoi se na ndajnë 62 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit dhe zgjodhi të tregojë një nga dështimet e kryeministrit.

Basha shkruan se Rama premtoi uljen e taksës për faturën e energjisë elektrike, por sipas demokratit ky premtim nuk është mbajtur. Duke marrë si referencë Eurostat, Basha thotë se Shqipëria ka çmimet më të larta në rajon sa i përket energjisë.

Postimi i Lulzim Bashës:

“62 ditë deri më 25 prill, 100 dështimet e Edi Ramës në 8 vite. Rama premtoi uljen e taksës për faturën e energjisë për familjet. A e ka mbajtur këtë premtim? Përgjigja jo. Jo vetëm për bizneset, Shqipëria ka çmimet më të larta në rajon për energjinë e familjarëve, sipas Eurostat”. 

Artikulli i mëparshëmParplasen makinat në Tiranë, njëra del në trotuar dhe plagos dy këmbësorë
Artikulli i radhësE bën gjakun më të trashë, mjeku del me apelin e fortë: Ky ushqim është i ndaluar për pacientët me koronavirus!