Tre persona u vranë dhe të paktën dy persona u plagosën nga të shtënat në një dyqan armësh në Luiziana të SHBA-ve.
“Kjo është një skenë në zhvillim. Unë do të jem i shkurtër për atë që mund të të jap në atë kohë. Ne kishim një qitës fillestar në vendin e ngjarjes, i cili goditi dy viktima brenda vendit. Të dy ata janë shpallur të vdekur këtu në këtë vendndodhje.’‘-tha Lopinto në një konferencë shtypi.
Sipas WDSU, një burrë u grind me një nëpunës, i cili tha se nuk duhej të kishte një armë të mbushur derisa të hynte në zonën e poligonit. Pas kësaj personi i paidentifikuar hapi zjarr duke goditur dy persona.
Pas kësaj, personat e tjerë që ndodheshin në dyqanin e armëve nisën të qëllonin në drejtim të burrit. Dy personat dhe autori i sulmit ndërruan jetë në vend, ndërsa identiteti i tyre ende nuk bëhet i ditur.