Qindra njerëz pa ushqim për shkak të acarit, veprimi i këtij çifti shqiptar bën bujë në të gjithë botën

0
Qindra njerëz pa ushqim për shkak të acarit, veprimi i këtij

Një ndër vendet, më të prekura në SHBA nga acari ku banorët kanë mbetur të izoluar, pa ngrohje, dhe pa energji elektrike, është Taksasi. Nisur nga situata e vështirë me të cilën hasen qytetarët shumë njerëz janë bërë vullnetarë që t’u vijnë në ndihmë këtyre të fundit.

Mes tyre është edhe çifti i bashkëshortëve, shqiptar nga Kosova Ari Isufaj dhe Blinera Shurreca, që kanë marrë inciativën për të ndihmuar njerëzit të cilët kanë nevojë këtë kohë. Ata janë pronarë të restorantit Bella Italia Ristorante në Teksas, ku dhe kanë hapur dyert për të ushqyer qytetarët. Sipas mediave të huaja Ari dhe Blinera, gjatë këtyre ditëve kanë shërbyer më shumë se 500 vakte me ushqim falas.

Veprimi i tyre nuk ishte se si të kalonte pa rënë në media, ku këto të fundit kanë zbuluar dhe arsyen se pse çifti shqiptar mori këtë vendim.

Ari i ftuar në televizionin Foxnës tha se dy vite më parë kur filluan biznesin ishte një përvojë e veçantë, e pas pandemisë së COVID-19, menduan se do të falimentojnë, por ishin klientët ata që i ndihmuan të mbijetojnë.

Ndërkohë Teksasi ka mbetur pa energji elektrike dhe ngrohje, çifti shqiptar u detyruan të përgatisin ushqimin dhe t’ua servirin qytetarëve. Ari ishte vetëm 14-vjeç kur u largua nga Kosova gjatë luftës në vitin 1999 duke emigruar në SHBA.

Artikulli i mëparshëmRealizohet ndërhyrja e rrallë në zemër në QSUT që i shpëton jetën Ezlionit, vetëm 7 ditësh
Artikulli i radhësStudimi/ 30% e të infektuarve me COVID shfaqim probleme deri në 9 muaj pas infektimit