Realizohet ndërhyrja e rrallë në zemër në QSUT që i shpëton jetën Ezlionit, vetëm 7 ditësh

0
This image has an empty alt attribute; its file name is manastirliu-640x479.jpg

Realizohet ndërhyrja e rrallë në zemër në QSUT, nga ekipi i kardiokirurgjisë.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook” bëri me dije se ndërhyrja zgjati 5 orë, ndërhyrje e cila fatmirësisht i shpëtoi jetën Ezlionit vetëm 7 ditësh.

“Pas 20 ditësh në terapi intensive, me kujdesin e veçantë të stafit mjekësor të reanimacionit të Pediatrisë, Ezlioni është drejt shërimit të plotë”, shprehet Manastirliu.

Statusi:

Një ndërhyrje e rrallë në zemër është kryer me sukses nga ekipi i kardiokirurgjisë në QSUT, tek një fëmijë vetëm 7 ditësh

Ndërhyrja e kompleksitetit të lartë, e këmbimit të arterieve të mëdha të zemrës, e cila zgjati 5 orë, e realizuar prof. Arben Baboçi, prof. Altin Veshti, dr. Saimir Kuçi, dr. Alfred Ibrahimi, i ka shpëtuar jetën Ezlionit të vogël.

Pas 20 ditësh në terapi intensive, me kujdesin e veçantë të stafit mjekësor të reanimacionit të Pediatrisë, Ezlioni është drejt shërimit të plotë.

Artikulli i mëparshëmDritë në fund të tunelit! Vjen më në fund rezultati i bujshëm për koronavirusin që po e priste e gjithë bota
Artikulli i radhësQindra njerëz pa ushqim për shkak të acarit, veprimi i këtij çifti shqiptar bën bujë në të gjithë botën