DPT njofton se të gjithë tatimpaguesit që nuk do të jenë më subjekt i TVSH-së, kanë detyrimin për të depozituar dokumentacionin tatimor të shpërndarë (faturat e TVSH-së) pranë strukturave në DRT që kanë qenë të angazhuara për shpërndarjen e tyre.
Sipas njoftimit afati për dorëzimin e fletëve dhe / ose blloqeve të papërdorura nga tatimpaguesit do të jetë periudha 01 Mars-31 Gusht 2021 dhe dokumentacioni tatimor mund të dorëzohet dorazi ose me postë rekomande sipas formateve, të cilat i gjeni si dokumente ndihmëse poshtë këtij njoftimi.
DPT bën me dije se një kopje e procesverbalit të konfirmimit (Aneksi 3) do ju vijë në mënyrë elektronike nëpërmjet çështjeve të krijuara në C@ts, nga inspektorët e kontrollit nga zyra, të cilët administrojnë dosjen tuaj.
Për më shumë informacion ju mund të kontaktoni Shërbimin për Tatimpaguesit https://www.tatime.gov.al/c/9/157/drejtoritë-rajonale, të telefononi në numrin e gjelbër pa pagesë 0800 00 02 pranë Qendrës së Thirrjeve, të përdorni shërbimin Live Chat në faqen zyrtare të DPT-së apo ti drejtoheni zyrtarisht Drejtorisë Rajonale të juridiksionit.