E tmerrshme! U shtir si gjinekolog dhe përdhunoi një vajzë, zbulohet skema që përdori 26 vjeçari për të futur në kurth të miturën

0
E tmerrshme! U shtir si gjinekolog dhe përdhunoi një vajzë,

Një 26-vjeçar u shtir sikur ishte gjinekolog dhe përdhunoi një vajzë. Pas arrestimit prokurorët kërkuan një dënim me gjashtë vjet e tetë muaj burgim. Ngjarja ndodhi në Palermo të Italisë.

Ai e takoi vajzën në Instagram dhe për ta joshur ai do të pretendonte se ishte gjinekolog, pasi vajza po kërkonte informacion në internet mbi këtë temë.

Ai e kishte përdorur këtë skemë për t’i kërkuar asaj foto të pjesëve intime dhe më pas për ta takuar dhe për ta përdhunuar.

I akuzuari, një banor i papunë në një komunë në provincën e Palermo, ishte në arrest shtëpie për dhunë seksuale dhe prodhim të pornografisë së fëmijëve në fund të shkurtit të vitit të kaluar. Procesi po zhvillohet me procedurën e shkurtuar. Sipas Prokurorisë, të dy do të ishin takuar përmes rrjetit social. I akuzuari do të kishte kontaktuar viktimën, një pesëmbëdhjetë vjeçare. Meqenëse vajza do të kërkonte informacion mjekësor, ajo nuk do ta kishte problem t’i jepte të pandehurit numrin e saj celular. Përmes mesazheve, ai do të kërkonte gjithashtu foto dhe video të vajzës së mitur. Më pas do të linte takim me të për ta përdhunuar, shkruajnë mediat italiane.

Pas ngjarjes së rëndë, vajza foli me prindërit e saj për atë që i kishte ndodhur dhe morri guximin që ta denoncojë.

Artikulli i mëparshëmHani një kokërr vezë çdo mëngjes dhe do të shpëtoni nga këto probleme shëndetësore shumë të përhapura
Artikulli i radhësArratiset ish ish-shefi i Shërbimit Sekret në Maqedoninë e Veriut