I ftuar në “Log.” me Endri Xhafon, i pyetur nëse do të kandidojë në Korçë apo Vlorë, Dule tha se do të shikojë edhe lëvizjen e PS.
“Besoj se është zgjidhur në shumicën e detajeve të veta. Akoma nuk është vendosur se ku do të jetë kandidatura ime konkrete. Ti shikojmë oak gjërat me radhë. Jemi duke diskutuar për themelet të një Kodi Zgjedhor.
Kemi dy kategori të ndryshme. Juve keni si prioritet lajmin. Ndrysa zoti Mediu, unë, PD në asnjë rast, kërkojmë thelbin e çështjes por për ne nuk është sensacioni, por efektiviteti. Ne nuk do shkojmë në një bashkëpunim vetëm për mbledhje votash.
Nëse unë do ju them se çfarë do bëjmë ne kur PS do të bëjë atë lëvizje. PS nuk e ka zgjedhje të vetën që të kandidojë e vetme. Nuk ka asnjë aleat. E majta nuk është shuar. Kemi LSI, partitë demokracia sociale. PS me politikën që ka ndjekur është jo vetëm e izoluar, por duke u tkurrur. Nuk ka zgjidhje tjetër përveç kandidimit e vetme. Unë do të jem aty në varësi edhe të lëvizjeve të PS, aty ku kandidatura ime do të arrijë të maksimalizojë votat në funksion të koalicionit”, tha Dule.