Grumbullimi i tifozëve të Milanit dhe Interit jashtë San Siros, para derbit, rrezikon të ketë pasoja ligjore: hetuesit e policisë së Milanos kanë filluar të analizojnë pamjet video të kamerave në zonë për të identifikuar protagonistët e tubimeve. Kush do të identifikohet do të marrë gjobë prej 400 euro për shkeljen e kufizimeve anti-Covid.
Flitet për mbi 5,000 tifozë të cilët mbërritën pranë Meazza para ndeshjes: jo vetëm ultras të të dy skuadrave, por edhe familje të tëra ose baballarë me fëmijë, për këtë – shpjegon Repubblica – policia preferoi të mos ndërhynte për të parandaluar që dikush të lëndohej.
Por mbetet shkelja e rregullave të distancimit, për të mos përmendur që shumë njerëz nuk e kanë mbajtur maskën në mënyrë korrekte ose nuk e kanë patur fare. Një skenë që ka shqetësuar qytetin, aktualisht në zonën e verdhë, por me infeksione në rritje.