“Nuk flas me Ardit Gjebrean”, Albërije Hadërgjonaj zbulon për herë të parë sherrin mes tyre: Ja si ka nisur zënka!

0
“Nuk flas me Ardit Gjebrean”, Albërije Hadërgjonaj zbulon

Këngëtarja e njohur Albërije Hadërgjonaj ka zbuluar për herë të parë se ajo nuk flet me Ardit Gjebrean.

Në një intervistë për emisionin ‘NIN’, Hadërgjonaj tregoi se ka debatuar me Arditin, pasi ajo është shprehur se nuk i pëlqen mënyra e votimit te “Kënga Magjike”. Këngëtarja shtoi se nga kjo moderatorit i ka ngelur hatri dhe sot nuk flasin më, megjithatë shprehu vlerësimin e saj për të si artist.

“Me Arditin kemi pasur një debat për “Këngën Magjike” se unë e thashë që nuk më pëlqen votimi, atij i ka ngelur hatri. Unë me Arditin nuk flas më sepse i ka ngel merak pse e kam thënë unë atë gjë. Unë e kam thënë sepse nuk më pëlqen ai votim, jo që për shembull larg qoftë pse fitoi ky apo ai, e fituan sepse janë artistë të mëdhenj. Mua nuk më pëlqen votimi se futet Albërija, Aurela, Flori, Elvana tjetri-tjetri, këto të rinjtë pastaj dhe nëse kanë ndonjë super këngë ngelen mbrapa. Kjo gjë nuk është në rregull. Unë Arditin e vlerësoj jashtë mase, është një burrë i zgjuar, artist i mirëfilltë por mua nuk më duket normale që unë të votoj dikë. Ka qenë ndoshta një keqkuptim”, tha ajo.

Artikulli i mëparshëmZgjedhjet, KQZ regjistron 9 parti të tjera
Artikulli i radhësIsh-gjyqtari deklaroi në transmetim ‘Live’ se Interi mund ta humbasë derbin në tavolinë, më pas…