Tragjike/ 11-vjeçari nga Teksasi ndërron jetë nga i ftohti, familja padit kompanitë energjitike

0
Tragjike/ 11-vjeçari nga Teksasi ndërron jetë nga i ftohti, familja padit kompanitë energjitike

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Teksas të SHBA-ve, ku një djalë 11-vjeç ka vdekur nga i ftohti që ka pllakosur vendin.

Familjarët e të miturit kanë ngritur një padi me dëmshpërblim 100 milionë euro kundër kompanive të energjisë, ku i akuzon këta të fundit për neglizhencë, raporton BBC.

Sipas mediave, Cristian Pineda u gjet pa ndjenja javën e kaluar nga nëna e tij.

Familja dyshon që djali i tyre vdiq nga hipotermia por policia thotë se rezultatet zyrtare të autopsisë mund të zgjasin me javë.

Në padi, familja akuzon firmat e shërbimeve për vendosjen e “fitimeve mbi mirëqenien e njerëzve”, duke dështuar të përgatiten siç duhet.

Artikulli i mëparshëmMinistri gjerman: Ata që kanë marrë 1 dozë AstraZeneca, mund të përdorin një vaksinë të dytë të ndryshme
Artikulli i radhësUshtritë amerikane dhe greke zhvillojnë stërvitje masive në kufirin turk