Zgjedhjet, KQZ regjistron 9 parti të tjera

0

KQZ ka zhvilluar një mbledhje për shqyrtimin e kërkesave për regjistrimin e 13 partive, nga të cilat vetëm 4 nuk janë regjistruar. Ato janë: Partia Centriste Mirëqenies Popullore Shqiptare; Partia e Punës së Shqipërisë; Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorve të Shqipërisë si dje Xhavit Zhuzhi për regjistrimin si subjekt zgjedhor të Partisë Emigracioni Shqiptar.

Ndërkohë jemi vetëm 2 muaj larg zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit dhe KQZ vijon punën për partitë që do të marrin pjesë. Më parë ka regjistruar disa parti të tjera dhe tre kandidatë të pavarur.

Vendimet e mbledhjes së KQZ ditën e sotme:

1.Partia Shqiptare Atdheu – Regjistrohet.

2.Partia Pajtimit Kombëtar – Regjistrohet.

3.Partia Ligj dhe Drejtësi – Regjistrohet.

4.Partia Fryma e Re Demokratike – Regjistrohet.

5.Partia Qytetare Shqiptare – Regjistrohet.

6.Partia Uniteti Kombëtar – Regjistrohet.

7.Partia Aleanca Kuq e Zi – Regjistrohet.

8.Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve – Regjistrohet.

9.Partia Aleanca Popullore – Regjistrohet.

10.Kreshnik Merxhani si kandidat i propozuar nga zgjedhësit në zonën zgjedhore qarku Gjirokastër – Regjistrohet.

11.Bledar Dika si kandidat i propozuar nga zgjedhësit në zonën zgjedhore qarku Tiranë – Regjistrohet.

12.Partia Centriste Mirëqenies Popullore Shqiptare – Nuk regjistrohet.

13.Partia së Punës së Shqipërisë – Nuk regjistrohet.

14.Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorve të Shqipërisë – Nuk regjistrohet.

15.Xhavit Zhuzhi për regjistrimin si subjekt zgjedhor të Partisë Emigracioni Shqiptar – Nuk regjistrohet.

16.Organizata Komiteti Shqiptar i Hesinkit, kërkesë për akreditimin e 18 vëzhguesve afatgjatë – Miratohet.

17.Caktimi i Zonës së Administrimit Zgjedhor, nr. 38, në bashkinë e Tiranës, si njësinë administrative për zbatimin e projektit pilot për procesin e votimit dhe numërimit elektronik të votave – Shtyhet.

Artikulli i mëparshëmKush identifikohet, 400 euro gjobë: Plasin sanksionet për grumbullimin jashtë San Siros
Artikulli i radhës“Nuk flas me Ardit Gjebrean”, Albërije Hadërgjonaj zbulon për herë të parë sherrin mes tyre: Ja si ka nisur zënka!