Një lajm i hidhur ka ardhur sot për Partinë Demokratike. Ish deputeti, Enkelejd Alibeaj shkruan në rrjetet sociale se ka ndërruar jetë Xhevit Sula, kryetar i Grupseksionit nr 1 të degës së PD Patos si pasojë e një ataku kardiak.
Postimi i Alibeajt
Xhevit Sula, Kryetar i Grupseksionit nr 1 te deges se PD-se Patos ka nderruar jete mengjesin e sotem nga nje atak kardiak! Familje e hershme demokratesh, anetar kryesie dhe kontribues ne vite. Ikja e tij e befte, pervecse na ka shokuar eshte nje humbje e madhe per PD-ne dhe shoqerine. U prehsh ne paqe mik i dashur! Ngushellime Lides (bashkeshortes) dhe dy femijeve si dhe gjithe miqve e te afermve! Do te na mungosh shume!