I riu shofer ambulance u vaksinua jashtë radhe, mjeku Ilir Alimehmeti habit me reagimin: Nuk e luan topi që kanë…

0
I riu shofer ambulance u vaksinua jashtë radhe, mjeku Ilir Alimehmeti habit

Mjeku Ilir Alimehmeti ka reaguar në lidhje me akuzat se shoferi i shefit të Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka marrë vaksinën jashtë protokollit të planifikuar nga autoritetet shëndetësore.

Brataj tha se personi që është vaksinuar nuk është shoferi i tij por i Urgjencës Kombëtare.

Me anë të një komenti në postimin e Bratajt, Alimehmeti thekson se shoferët e ambulancave janë personel shëndetësor dhe vaksinimin e tyre me përparësi dhe nuk e luan topi.

“Shoferet e ambulancave jane personel ndihmes shendetesor te padiskutueshem! Vaksinimin e tyre me perparesi nuk e luan topi!”, shkruan ai.

Artikulli i mëparshëmNafta në rritje/ Brent pritet të prekë 70 dollarë për fuçi. Bursa për datën 23 Shkurt 2021
Artikulli i radhësNuk ka lirim masash! Eugena Tomini zbulon skenarët që do ti propozojë Komiteti Teknik qeverisë pas dy ditësh