Kosovë/ Dhunohet djali i politikanit serb nga 30 persona

0

Djali i politikanit serb në Kosovë, Nenad Rashiç, është rrahur dje nga rreth 30 persona, teksa po dilte nga shkolla në Llapnasellë të Graçanicës.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, përmes një njoftimi zyrtar.

Sipas policisë, si pasojë e rrahjes, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për mjekim në Spitalin e Graçanicës.

Për këtë rast, deri tani janë arrestuar shtatë persona të dyshuar.

Artikulli i mëparshëmOBSH jep lajmin e shumëpritur/ Ja kur do të marrë fund pandemia e koronavirusit
Artikulli i radhësPas tre dekadave karrierë, gjyqtarja e Tiranës merr lajmin e keq