KQZ mbyll regjistrimin, 46 parti kalojnë ‘pragun’, 4 përjashtohen

0

Në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit do të garojnë 46 parti.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi 9 subjekte zgjedhore të fundit që kishin paraqitur kërkesën brenda afateve ligjore, ndërsa 4 parti nuk u pranuan të garojnë pasi nuk kishin plotësuar dokumentet në kohë.

Krahas partive, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të duhet të miratojë edhe koalicionet parazgjedhore, ku sipas afateve të Kodit Zgjedhor, brenda datës 24 shkurt duhet të depozitohen pranë institucionit marrëveshjet parazgjedhore.

Këto dy vendime i hapin rrugë edhe miratimit të modelit të fletës së votimit, çështje e cila deri më tani nuk ka gjetur dakordësinë e palëve.

Artikulli i mëparshëmBasha: Në 8 vite Rama solli vetëm dështime e dëme të mëdha (VIDEO)
Artikulli i radhësBasha takim me qytetarët: Po vjen pranvera, do ta fshijmë të keqen