Ditën e sotme po vaksinohet në stadiumin “Air Albania” stafi i Urgjencës Kombëtare, mes tyre edhe dr. Skënder Brataj i cili ka qënë ndër të parët të infektuar mes bl. E pranishme në ambientet e stadiumit ka qenë edhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu.
“Vaksina të siguron mbrojtje, do presim edhe 21 ditët që të bëjmë dozën e dytë. Por midis këtyre dy vaksinave duhet të vijojmë të ruhemi”, tha Brataj.
Manastirliu deklaroi se po vijohet intesivisht me vaksinimin e mjekëve dhe infermierëve në të gjithë vendin dhe ditën e sotme janë planifikuar 500 vaksinime vetëm në Stadiumin ‘Air Albania’.