Gazetari Telnis Kuqi akuzon drejtuesin e televizionit lokal për ngacmim seksual ndaj minoreneve që kanë punuar aty.
“Një nga ish-koleget e mia më tregoi rrëfimin e saj por nuk e publikova se thashë nuk kam prova. Pasi një vajzë tjetër më tregoi dhe më pas më dërgoi videon vendosa ta publikoj. Nëna e vajzës në fillim nuk e besonte që është vajza e saj. Tani ajo është në komisariat duke dorëzuar videon e plotë dhe duke denoncuar personin.
Videoja është më e gjatë, duken fytyrat shumë qartë, është rreth 34 sekonda“, tregon Telnis Kuqi për “Shqipëria live”.
Vetë Aristotel Petro pranon se është ai në video por kundërshton akuzat e gazetarit. “Në atë video jam unë. Telnisi për më shumë se 10 vite po tenton të bëjë akuza ndaj meje. Kemi qenë dy herë në gjyq, ky është i treti. Në fillim na ka paditur për një lajm që publikova dhe ma kishte sjellë një gazetare nga Gjirokastra.
Ky është një kurth i ngritur nga unë në drejtim të Telnisit. Unë e kam kuptuar që në fillim që prania e asaj vajze ishte kurth“. Petro pranon që e ka bërë qëllimisht. “Isha para emisionit dhe i thashë hajde dil jashtë. Doja ta hiqja të vazhdoja punën. Varet çfarë po bisedonim, mund të më këtë rrëshqitur dora, ai nuk është ngacmim seksual“.
“Para 3-4muajsh kisha një indicie tjetër. Pashë që dy vajzat akuzonin Petron. Kjo e dyta, më dha 5 video të ndryshme. Video që publikova ruajta me fanatizëm identitetin e vajzës, madje kam kontaktuar edhe me prindërit e vajzës. Nëna e saj ka bërë denoncim në polici dhe ka dërguar videon e plotë. Vajza është 17 vjeçe sot. Nuk e di se kur është bërë video, ajo më tha se në gusht të 2020. Është më e gjatë dhe duket pamja e të dy personave. Ka shumë detaje ajo video. Fytyra duket shumë qartë. 34 sekonda është video, tha gazetari.
Ky i fundit shtoi se ka edhe gjashtë dëshmi të tjera që akuzojnë Petron për ngacmim, dhe që i ka të faktuara.