Probleme në horizont për FC Jiangsu. Sipas disa burimeve të cituara nga Titan Sports, familja Zhang është e gatshme të shesë klubin edhe për shumën simbolike të një centi, me kusht që të marrin përsipër përgjegjësinë për borxhin, vlerësuar në 500 milion juan, e barabartë me mbi 63 milion euro, shumica e të cilave rrjedhin nga pagat e papaguara. Nëse Suning nuk arrin një marrëveshje shitje deri në fillim të kampionatit 2021, klubi kampion i Kinës do të shpërbëhet.
Një situatë që tifozët e Interit po e shikojnë me interes pas zhvillimeve të fundit në çështjen e shoqërisë zikaltër. Vështirësitë ekonomike të grupit Suning tani janë të dukshme dhe ajo që po ndodh me FC Jiangsu është vetëm një konfirmim i mëtejshëm. Familja Zhang do të ishte e gatshme ta shiste klubin për një cent, por me kusht që blerësi i ri të marrë përgjegjësinë për borxhin prej 63 milion eurosh.
Suning është duke negociuar marrëveshjen me disa palë biznesi, të tilla si qeveria komunale e Wuxi dhe ajo e Suzhou, por situata është më e komplikuar sesa duket nga jashtë. Nëse zgjidhja nuk gjendet deri në fillim të kampionatit, për ekipin kampion kinez, fati do të çonte në shpërbërje.