Përdoruesit e TikTok kanë nxjerrë një raport të CIA-s (Kliko), me pretendimin se “njerëzit mund të udhëtonin në kohë dhe hapësirë”, duke përdorur mendjet e tyre.
Raporti i vitit 1983 u bë i disponueshëm për publikun në vitin 2003 dhe shpjegon me detaje besimin e një teknike të quajtur “The Gateway Experience”.
Sipas CIA-s, “Përvoja Gateway” mund t’i lejojë njerëzit të kapërcejnë hapësirën dhe kohën.
Raporti i CIA-s konfirmon meditimin “e jashtëzakonshëm”, hipnozën dhe manifestimin / biofeedback dhe u referohet të gjitha këtyre si “pika fillestare të arsyeshme për të filluar”.
Përdorues të tjerë thonë se artikulli nuk ka marrë vëmendje më parë, sepse “është shumë i gjatë” dhe njerëzit s’e kanë lexuar.
Sipas Carey, dokumenti shpjegon se “ku shkojmë kur vdesim, çfarë është “vetëdija”, ç’është udhëtimi në kohë, dërgimi i mesazheve telepatike etj”.
Në raportin e quajtur “The Analysis and Assessment of The Gateway Process”, autori, nënkoloneli i ushtrisë amerikane, Wayne McDonnel shpjegon teknikën unike si një “sistem trajnimi”.
McDonnell thotë se sistemi është “krijuar për të sjellë forcë të shtuar, fokus dhe koherencë në amplituda dhe frekuencën e daljes së valës së trurit, midis hemisferës së majtë dhe të djathtë, në mënyrë që të ndryshojë vetëdijen, duke e zhvendosur atë jashtë sferës fizike dhe duke e “shpëtuar” kështu nga kufizimet e kohës dhe nga hapësira”.
Regjistrimet zanore përdoren në “përvojën” për të kontrolluar valët e trurit, për të alternuar mendjen.
Njerëzit, sidoqoftë, po kërkojnë që më shumë shpjegime të postohen në YouTube dhe raporti të shfaqet më i thjeshtëzuar.