Nuk lejohet të luajnë me bikini, nënkampionet e botës bojkotojnë turneun në Katar

0

Dy sportiste gjermane të skuadrës së volejbollit në plazh, Karla Borger dhe Julia Sude, kanë deklaruar se do të bojkotojnë një turne që do të mbahet në Katar muajin e ardhshëm, pasi aty nuk u lejohet të luajnë me bikini, por duhet të veshin pantallona dhe bluze të gjatë.

“Ne shkojmë atje për të bërë punën tonë dhe nuk na lejohet të veshim rrobat e punës”, tha Borger për radion gjermane “Deutschlandfunk”. “Ky është i vetmi vend dhe i vetmi turne ku qeveria na thotë si të bëjmë punën tonë”.

Katari do të mirëpresë Botërorin e Volejbollit në Plazh, për herë të parë, por për shkak të rregullave strikte mbi veshjen, dy nënkampionet e botës kanë vendosur ta bojkotojnë.

Federata Botërore e Volejbollit në Plazh ka thënë se e respekton vendimin e Katarit, bazuar mbi kulturën dhe traditat e vendit pritës.

Por gjermanët thonë se Katari ka lejuar më parë sportiste femra të garojnë me bikini.

Artikulli i mëparshëmStudimi i ri: Rruga e Qumështit mund të jetë e mbushur plot me jetë aliene
Artikulli i radhësBefason Nard Ndoka, nuk firmos marrëveshjen me Bashën / Agron Duka dhe Fatmir Mediu bëjnë lëvizjen e papritur, ja çfarë po ndodh në selinë blu