Rritje e fortë e Paundit britanik/ Franga nuk ndalon rënien. Bursa për datën 24 Shkurt 2021

0

Monedha europiane vijon të shfaqet e qëndrueshme edhe këtë të mërkurë duke u blerë sërish sikurse edhe dje me 123.3 lekë dhe duke u shitur me 123.8 lekë.

Ndërkaq Paundi britanik ka regjistruar një rritje të fortë prej 0.8 pikë nga dita e martë duke u blerë mëngjesin e sotëm me 143 lekë dhe duke u shitur me 144.2 lekë.

Sipas kursit të këmbimit lokal edhe Dollari amerikan sikurse edhe Euro nuk ka pësuar luhatje të vlerës në raport me monedhën vendase duke u blerë edhe sot sikurse dje men 101.4 lekë dhe duke u shitur me 102.3 lekë.

Franga zvicerane vijon sërish të humbasë pikë edhe mëngjesin e sotëm teksa ka humbur gati 1 pikë nga dita e djeshme duke u blerë sot me 111.7 lekë dhe duke u shitur me 113 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Bursa për datën 24 Shkurt 2021 u mbyll si më poshtë:

Vlerat janë të shprehura në $/mt

Brent është shprehur në $/bbl

ProduktiÇmimi ditor ( $/mt )Ndryshimi ditor +/- ( $/mt )
BENZINA605.00+ 12.75
DIESEL530.00+ 9.00

©aktualitet.al

Artikulli i mëparshëmSTUDIMI/ Personat e infektuar me variantin britanik mund të jenë 60% më të rrezikuar për t’u shtruar në spital
Artikulli i radhësE rëndë/ Mjeku Tritan Kalo publikon pamjet tronditëse të mushkërive të dëmtuara të të rinjve që kanë humbur jetën nga virusi