Tirana u trondit sot nga një atentat mafioz në qendër të saj, në zonën pranë PIramidës. Gazetarja Klodiana Lala jep detaje të reja nga vrasja e 66 vjeçarit, dhe arrestimet e mëhershme të tij për trafik heroine.
Sipas Lalës, Behar Sofia para se të vritej sapo kishte pirë kafe në një lokal pranë shtëpisë. Ajo tha në Neës 24 se biznesmeni nga Berati konsiderohej nga Policia shqiptare si “1-shi” i trafikut të heroinës.
Lala ka shtuar se duke qenë se Behar Sofia lëvizte i lirë dhe i pashqetësuar, vendi ku ai është vrarë është përzgjedhur për të dhënë një mesazh të qartë: ne të vrasim në mes të Tiranës.
Deklarata e Lalës:
Policia e Shtetit e konsideron si 1-shin e trafiktut të heroinës. Në vitin 98 është arrestuar në Turqi, bashkë me disa persona të tjetër dhe turkun Abdulselam Turgut. Bëhet fjalë për tonelata heroinë që është trafikuar në Shqipëri e më pas në disa shtete të Europës.
Turku Abdulselam Turgut ka sjell me një ngarkesë të vetme 1 ton heroinë. Ai është arrestuar nga Policia por më pas është arratisur.
Behar Sofia ka shumë biznese në pronësi të tij. Ka markete, supermatrkete dhe kopshte. Kishte lidhje me njerëz të njohur të politikës. Kjo është pista që po heton sot Prokuroria. Derisa të gjenden elementë të tjerë dhe çështja të dërgohet më pas në Prokurorinë e Posaçme.
Ka pasur dhe lëvizje të tjera në Zvicër. Ka jetuar pak kohë. Janë duke u parë si pista nga ana e Policisë dhe Prokurorisë. Pista kryesore vazhdon të jetë një atentat mafioz për prishjen e pazareve të drogës.
Ai e nisi fillimisht si një anëtar i grupit kriminal të drejtuar nga turku Abdulselam Turgut.
Kohët e fundit Behar Sofia sipas të dhënave operative, po bashkëpunonte me persona brenda burgut. Shfrytëzonte pushtetin e tyre, kurse vetë qëndronte i tërhequr. Dispononte një pasuri marramendëse, e cila tani do të kalojë në sitën e Prokurorisë.
Ajo që është e habitshme është fakti se Behar Sofia lëvizte tërësisht i lirë. Atentati është bërë në një zonë e cila është përzgjedhur për të çuar një mesazh shumë të fortë. Se ku, nuk dihet.
Behar Sofia banonte në një zonë elitare, si adresë fiktive kishte Kombinatin. Që të jetosh në atë zonë duhet të kesh të ardhura shumë të mëdha. Lëvizte i pashoqëruar. Është zgjedhur ai vend për të dhënë mesazh: për të dhënë mesazh se ne të vrasim në qendër të Tiranës.
Sipas familjarëve, ai po shkonte të takonte një mikun e tij. Shpresa më e madhe e hetuesve janë kamerat rrugore. Janë duke u verifikuar. Po bëhet një punë voluminoze. Nëse ka pasur persona që kanë kontrolluar apo kanë vëzhguar vendin pranë banesës së tij.