Një telefonatë dhe publikimi i një raporti që deri tani ishte mbajtur i fshehtë: me dy lëvizje Shtëpia e Bardhë ka mbyllur periudhën e triumfeve të Mohammed Bin Salman dhe inauguron muaj që duken se do të jenë të vështirë për princin trashëgimtar saudit.
Telefonata është ajo me të cilën – pesë javë pas betimit si president – Joe Biden merr Riad duke zgjedhur të flasë jo me princin por me të atin e tij: mbretin 85 vjeçar Salamn. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë theksoi se Biden njeh vetëm atë si përfaqësues zyrtar të vendit. Ndërsa Trump kishte zgjedhur princin gjatë presidencës së tij.
Telefonata ndodh në prag të publikimit të raportit të CIA për vdekjen e gazetarit Jamal Kashogi, që do të ndodhë orët e ardhshme. Një raport që sipas zërave – të cilat nuk janë konfirmuar ende – drejton gishtin nga princi trashëgimtar si porositës i vrasjes në konsullatën saudite të Stambollit në vitin 2018 të gazetarit disident.
Një raport që Donald Trump e kishte mbajtur gjithnjë të fshehtë dhe që tashmë drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare, Ejvril Heins do të publikojë, duke i dhënë fund privilegjeve që ka pasur princi katër vitet e fundit. Trump e konfirmonte vetë këtë duke thënë se e kishte shpëtuar princin. Por dhe dhëndri i ish presidentit, Jared Kushner kishte një marrëdhënie jo diplomatike me princin trashëgimtar, me të cilin komunikonte gjithnjë me
Pozicioni publik i princit është rënduar nga publikimi në CNN i dokumenteve gjyqësore kanadeze sipas të cilave ai është lidhur drejt për së drejti me kompaninë ajrore të avionit privat që u përdor nga komando që vrau Kashogi. Çështja ka të bëjë me akuzat e ish kreut të anti terrorizmit Al Jabri – në ekzil në Kanada – kundër princit. Fëmijët adoleshentë të ish zyrtarit mbahen të bllokuar në Arabi Saudite që kur ai refuzoi të kthehej në atdhe pasi kishte frikë nga princi trashëgimtar.
Me tërheqjen e mbështetjes së luftës në Jemen dhe ndalimin e shitjes së armëve administrata Biden kishte bërë të qartë se nuk do të tolerohej më mungesa e ndëshkimit.