Dalin detaje të reja nga skandali/ Pasi publikoi videon e drejtuesit të TV-së duke ngacmuar një të mitur, gazetari trondit me deklaratën…

0
Dalin detaje të reja nga skandali/ Pasi publikoi videon e drejtuesit

Gazetari, Telnis Skuqi, ka publikuar një video ku drejtuesi i televizionit lokal “ALPO RTV”, Aristotel Petro, shfaqej teksa prekte në zona intime një vajzë të mitur.

Ditën e djeshme në emisionin “Shqipëria Live”, Petro pranoi se ai ishte në video, por hodhi poshtë se ka ngacmuar seksualisht vajzën në fjalë. Sipas tij, e gjitha ka qenë një kurth.

Petro edhe sot hodhi poshtë në mënyrë kategorike se ka ngacmuar vajzën, madje u shpreh se ka video të tjera më të forta, ku ajo vajzë ngacmohej seksualisht nga të tjerë.

Ndërkohë gazetari që ka publikuar videon në fjalë, Telnis Skuqi, u shpreh se është vetë “drejtuesi i televizionit lokal “ALPO RTV” që i xhiron videot.

“Ai vetë i ka xhiruar videot. Prandaj them që të bllokohen të gjitha xhirimet e kamerave të zyrës së tij. Prindërit e vajzave që janë në videot e tjera nuk pranojnë që të bëhen publike. Gjirokastra është qytet i vogël, kanë frikë”, tha Skuqi.

Gazetari u shpreh se është shumë i sigurt në ato që thotë, pasi ky është një investigim shumë i gjatë.

“Jam i gatshëm që t’ia jap Prokurorisë të gjitha videot që kam, nëse mi kërkon”, përfundoi gazetari.

Artikulli i mëparshëmCIA akuzon princin saudit për vrasjen e Khashoggi
Artikulli i radhësAmbasadorja Yuri Kim vlerëson takimin me Bashën/ “Pata mundësinë të njihesha personalisht me programin e PD-së dhe aleatëve të saj”