Personi që shihni në foto është 66-vjeçari Behar Sofia, i cili mbeti i vrarë në një atentat sot te Rruga e Elbasanit. Ngjarja ndodhi pranë Piramidës. Ai u qëllua me dy plumba me një armë me silenciator.
66-vjeçari rezultonte i dënuar jashtë vendit për trafikim të lëndëve narkotike. Ndërkohë që kishte pasur disa biznese pranë stadiumit Dinamo, si bar/kafe dhe aktivitete të tjera, të cilat në disa raste janë sulmuar me tritol, ndërkohë që posedonte disa markete dhe kopshte.
Po ashtu mësohet se ai para disa vitesh ka qenë kapter dhe prej disa kohësh kishte jetuar në Turqi. Ditën e sotme, ka dyshime se ai mund të jetë nxjerrë në pritë, pasi lëvizte në këmbë, në trotuarin në krah të lumit të Lanës, kur është qëlluar me një armë sileniciatore.
Ndonëse ai u transportua në spital, nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra. Aktualisht policia po heton në lidhje me zbardhjen e ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.