Këshilli i Lartë Gjyqësor ka shtyrë vendimin për gjyqtaren Enkelejda Hoxha. Seanca është shtyrë për në datën 4 mars. Pas seancës së sotme për mediat ka folur edhe babai i të akuzuarës Enkeleda Hoxha, që është shprehur se e bija është viktimë e politikës. Babai i gjyqtares së arrestuar Enkeljeda Hoxhës, tha se ajo është e pafajshme,
“Dëgjohet një strukturim se qenka vajza ime. Strukturimi janë tek eprorët e saj. Edison Arizi vrau dy persona. Këto struktura i ka bërë vajza ime. Është nga më punëtorët më e përkushtuara. Ka lënë dy fëmijë në shtëpi që nuk e kanë parë në mëngjes kur zgjohen. Është presion direkt nga politika. Si ka mundësi që një kryeministër të betohet ose do të lë në klasë ose do të bëhet nami. Ajo e la në burg djalin e deputetit se i takonte. Gjyqtarja që e la në burg, si mund të thuash do ti gadasim këto punë. Shoqja e saj e liroi dhe ajo tani është në gjykatën e Lartë. Tjetra është anëtare e komisionit qendror të zgjedhjeve. Hyjni problemit të burgjeve me qelizëm dhe do të shikoni se çfarë bëhet atje. Si ka mundësi kur ky vendim nuk është i saktë të luash me rastin. Hyni me themel një tre mujorsh.Unë erdha të mësoj që të jepet një vendim i arsyeshëm. Të jepet një dënim i arsyeshëm. Nuk mund të shpëtojnë nga ndikimi politik”, tha babai i gjyqtares.