Komiteti Teknik i Ekspertëve është mbledhur sot në një konferencë për të vlerësuar situatën e pandemisë në vendin tonë.
Gjatë takimit u vendos që masat të qëndrojnë po të njëjtat dhe të shtyhen për dy javë të tjera.
Pas një raportimi të anëtarëve të Komitetit, ata kanë deklaruar se numri i rasteve të reja dhe incidencës ka shënuar rënie.
Kryetarja e Komitetit Mira Rakacolli është shprehur se rregullat do të vijojnë dhe për 14 ditët në vazhdim dhe nuk është kërkuar marrja e asnjë mase të re.
Gjithashtu do të vazhdohet me mbylljen nga ora 20:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit.