Drejtori i Urgjencës Kombëtares, njëherësh anëtar i Komitetit Teknik të Ekspertëve Skënder Brataj i ftuar në ‘Radar Informativ’ u vu në vështirsi përballë gazetares i pyetur rreth dy situatave.
E para ishte grumbullimi i mjekëve dhe i infermierëve në stadiumin “Air Albania”, në pritje për t’u vaksinuar pa respektuar asnjë masë, ndërkohë që duhet të jenë shembull.
Për këto pamje Brataj u shpreh i rezervuar, ndërkohë që nuk e justifikoi grumbullimin. “Unë do shkoj të bëj roje?”, tha Brataj, duke shtuar se respektimi i masave është përgjegjësi individuale.
Pamja tjetër që iu tregua kreu të Urgjencës ishte protagonist edhe ky i fundit. Në mbledhjen e fundit të Komitetit të Ekspertëve, anëtarët kalojnë mikrofonin dorë më dorë, pa respektuar kështu masat, nga ata që janë të parët që duhet të përçojnë mesazhin për qytetarët.
Lidhur me këtë Brataj tha se ambienti dhe mikrofoni janë dezinfektuar, duke mos dhënë më shumë shpjegime.