Mjeku Erion Dasho shprehet se shifrat e vdekjeve nga koronavirusi në Shqipëri manipulohen.
Dasho tha se sipas të dhënave që publikon INSTAT dhe ato që publikon ministria e Shëndetësia ka një mospërputhje.
“Ato 1000 raste që kemi sot, nëse do të testohej më shumë do të ishin disa fish më tepër dhe janë disa fish më tepër. Sa i takon shifrave të vdekjeve, është provuar tashmë se manipulohen. Unë shoh të dhënat e vdekjeve që publikon INSTAT dhe ato që publikon ministria e Shëndetësia dhe ka një mospërputhje. Këtu vihet re një nënraportim dhe nuk mund të them se është e qëllimshme apo jo. Ajo që është e paqëllimshme, është fakti se nuk testohet dhe si rrjedhojë nuk mund të gjurmosh dhe të trajtosh. Kjo mund të jetë e paqëllimshme lidhur me vdekjet, por të gjitha indiciet janë që duhet testim disa fish më shumë”, tha Dasho për Ora News.