Nafta po qëndron në rritje edhe në sesionin e sotëm, duke publikuar fitime për të katërtën ditë me radhë, dhe po tregtohet në nivelin më të lartë në 13 muajt e fundit. Çmimet po mbështeten nga politikat monetare lehtësuese dhe nga ulja e prodhimit në SHBA. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në mbi 67 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në mbi 63 dollarë për fuçi. Të dyja kontratat kanë prekur nivelin më të lartë që nga janari i vitit 2020.
Siguria e ofruar nga shefi i Rezervës Federale në Shtetet e Bashkuara se normat e interesit do të vijojnë të jenë të ulëta kanë mbështetur oreksin e investitorëve për asete me risk. Ndërkohë, i ftohti i rrallë që përfshiu Teksasin shkaktoi një rënie të prodhimit me rreth 10%, apo rreth 1 milionë fuçi në ditë, gjatë javës së kaluar. Gjithashtu, investitorët janë në pritje të takimit të OPEC dhe aleatëve të tjerë, të cilët mblidhen më 4 mars për të diskutuar mbi politikat e prodhimit në vijim. Grupi pritet të diskutojë një rritje të lehtë të prodhimit duk filluar nga janari për shkak të rimëkëmbjes së çmimeve dhe të kërkesës.
Bursa për datën 25 Shkurt 2021 u mbyll si më poshtë:
Vlerat janë të shprehura në $/mt
Brent është shprehur në $/bbl
Produkti | Çmimi ditor ( $/mt ) | Ndryshimi ditor +/- ( $/mt ) |
BENZINA | 607.25 | + 2.25 |
DIESEL | 531.75 | + 1.75 |
BRENT | 66.81 | + 0.13 |
©aktualitet.al