Shqipëria drejt izolimit/ Zbulohen masat e reja, fundjava në karantinë totale

0

Komiteti Teknik i Ekspertëve pritet që ditën e sotme të nxjerrë masat e reja për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të Covid-19.

Është hedhur ideja për një karantinë dy javore, por që pritet të konfirmohet gjatë ditës nga Komiteti Teknik i Ekspertëve. Një ide tjetër është dhe shtrirja e orës policore nga 20:00-06:00 në 18:00-06:00, gjithashtu pritet që vendi ti nënshtohet karantinës totale në fundjavë.

Shkak për masat ekstreme që priten të konfirmohen sot nga Komiteti Teknik i Ekspertëve është rritja e rasteve të reja me Covid-19 gjatë dy javëve të fundit.

Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri u konfirmuan 1021 raste të reja me virus dhe 19 humbje jete.

Artikulli i mëparshëmE rëndë/ Mjeku Tritan Kalo publikon pamjet tronditëse të mushkërive të dëmtuara të të rinjve që kanë humbur jetën nga virusi
Artikulli i radhës“Masa të buta për shkak të zgjedhjeve?”/ Rakacolli përgjigjet si do të votojnë të sëmurët me COVID