Vullkanologët ngelin pa fjalë nga ky fenomen/ Shatërvanë llave dhe hi që arrijnë në lartësinë 400 metra

0
Pamje të pazakonta pushtojnë qiellin/ Shatërvanë llave dhe

Pamje të pazakonta vijnë nga shpërthimi i malit Etna në ishullin italian të Siçilisë, ku ka nxjerrë shatërvanë llave dhe hi nga dy vatra të hapura në kraterin juglindor, për të gjashtën herë radhazi në tetë ditët e fundit.

Shatërvanët e llavës madje kanë arritur lartësinë e mbi 400 metrave. Etna ka mahnitur madje edhe vetë vullkanologët ditët e fundit, me shatërvanët spektakolarë të llavës që kanë ndriçuar qiellin siçilian thuajse çdo natë.

Prej më shumë se një jave, Etna nxjerr rregullisht llavë, hi dhe shkëmbinj vullkanikë. Aeroporti i afërt i Katanias u mbyll madje përkohësisht dhe banorët e qytezës Pedara thanë se kishin parë madje shkëmbinj të binin si shi ndërsa një shtresë e trashë hiri ka mbuluar qytezën.

Deri më tani, nuk ka patur raporte për dëme apo të lënduar. 3324 metra i lartë, Etna është vullkani aktiv më i lartë në Evropë dhe ka shpërthyer shpesh në 500 mijë vitet e fundit.

Artikulli i mëparshëmEdi Reja në vend të Gatussos te Napoli? Duka sqaron si është e vërteta
Artikulli i radhësKomiteti Teknik i Ekspertëve vendos zgjatjen e masave aktuale edhe për ditët në vazhdim