Kryetari i PD-së, Lulzim Basha është angazhuar që situata e vështirë në të cilën ndodhet biznesi në vend do të ndryshojë dhe me qeverinë e re, pas fitores më 25 prill, biznesi do të trajtohet si partner i rëndësishëm ku shteti do ketë rol mbështetës që ekonomia të zhvillohet dhe të krijohen hapsira për punësimin e shqiptarëve në vendin e tyre dhe jo të marrin rrugën e emigracionit për të gjetur mundësi jetese.
Basha, gjatë një vizite në një biznes të madh prodhues në Durrës, tha: “Kjo qeveri e ka mendjen të vjedhë fondet e juaja në vend që të marri fondet e BE-se dhe t’ju ndihmojë ju. Të garantoj që këtu ndryshimi do të jetë shumë i shpejtë sepse është interes i të tre palëve. Është interesi yt si sipërmarrës, është i padiskutueshëm e the vetë, është interesi i qytetarëve shqiptarë sepse hap vende pune dhe ul çmimin e energjisë. Është interesi po kështu i industrisë shqiptare se jo vetëm që nuk do t’i taksojmë, por do t’i ndihmojmë që të fillojmë të instalojmë panelet diellore dhe të ndërthurim prodhimin e energjisë përmes paneleve diellore me prodhimin e energjisë dhe furnizimin me rrjetin energjetik.
Është leverdia e shtetit qoftë sa i përket shitjes së energjisë që prodhon vetë shteti, qoftë sa i përket eksportit. Pra, në qoftë se ka një fushë ku realisht fitojmë të gjithë pa përjashtim dhe kjo fushë dhe kjo është arsyeja pse e kemi vendosur në planin tonë të energjisë si prioritetin numër një dhe do të keni mbështetje të plotë çfarëdo vështirësish të keni kaluar. 2 muaj deri në 25 Prill mos u dorëzoni.
Sipërmarrësi: Do mbijetojmë.
Lulzim Basha: Të garantoj që në qoftë se ke arritur sa ke arritur deri tani pa asnjë ndihmë nga shteti madje me shtetin kundër, që ngriheni në mëngjes e shkoni në darkë në shtëpi vetëm duke u marrë me shtetin, me inspektorët e shtetit imagjinoni se çfarë do të arrijmë bashkë kur të më kesh në krah, mua, qeverinë e re që do dalë pas 25 Prillit dhe gjithë politikat dhe gjithë planet që kemi shpallur publikisht. Imagjinoni se çfarë do të arrijmë bashkë.
Ti si sipërmarrës dhe pastaj kjo do plotësojë edhe misioni tonë se misioni jonë ka të bëjë me njerëzit. Nuk do jemi ortakë do jemi aleatë për të ndihmuar njerëzit, për të përfituar shqiptarët, për të fituar Shqipëria. Po për këtë gjë e para që duhet të ndodhë është ndryshimi me 25 prill dhe këtë do ta ndjeni në çdo aspekt të veprimtarisë suaj, të bilancit tuaj, të mbështetjes që do të keni.
Nuk do t’i shikoni asnjëherë zyrtarët e shtetit t’ju vijnë t’ju shohin nga xhepat e nga duart. Po i patë do t’i shikoni për të ardhur për t’ju ndihmuar dhe do të keni minimumi ndihmën që jep sot rajoni, po të garantoj edhe më shumë sepse është një nga fushat që ne e konsiderojmë prioritete mos them njësoj si turizmi për të nxitur prodhimin, për të nxitur punësimin dhe për të nxitur rritjen e rrogave kjo është një fushë që mund të punësoje 10-tra mijëra shqiptarë me rroga 2-3 fish rrogën minimale. Jam i saktë apo jo?
Sipërmarrësi: Pa diskutim, shumë preciz.
Lulzim Basha: Kështu që për këtë na duhet të bashkohemi ngushtë si aleatë, ju nga roli juaj si biznes, ne nga roli jonë si qeveri. Ti japim fund ngecjes në vend numëro apo pengesave të shumta që ju ka bërë deri më sot politikat e gabuara të kësaj qeverie dhe në 25 prill të sjellim ndryshimin edhe për këtë sektor.
Sipërmarrësi: Shpresojmë. Faleminderit.
Lulzim Basha: E kemi dhe ne energjinë . Kështu e kemi si energji diellore. Edhe vullnetin, edhe vendosmërinë për ti bërë realitet ato angazhime që kemi marrë në planin tonë për energjetikën.”