“Ne kemi investuar 600 milionë dollarë që nga viti 2018 për të mbështetur industrinë e lajmeve dhe planifikojmë të investojmë të paktën 1 miliard dollarë shtesë gjatë tre viteve të ardhshme”.
Kjo u deklarua nga nënkryetari i Facebook për çështjet globale, Nick Clegg, në një postim të gjatë pas historisë së bllokimit të lajmeve në mediat sociale në Australi.
“Çështja tani është zgjidhur pas negociatave dhe ne shpresojmë të bëjmë marrëveshje të reja me botuesit për t’i lejuar australianët të mund të ndajnë përsëri lidhje me lajmet në Facebook” – shtoi ai.