FOTOT: Kur fati të troket në derë, e bleu 35 dollarë dhe do ta shesë për 500 mijë

0

Një vazo e vogël me lule e blerë në Connecticut për vetëm 35 dollarë është identifikuar si një artefakt antik kinez jashtëzakonisht i rrallë i shekullit të 15.

Vazoja e cila përmban motive me zambak, dhe shegë u porosit fillimisht nga gjykata perandorake e Kinës gjatë dinastisë Ming. Tani pritet të shitet deri në 500 000 dollarë, sipas shtëpisë së ankandit Sotheby në Nju-Jork, ku do të zhvillohet ankandi muajin tjetër.

Sotheby’s nuk zbulon identitetin e pronarit, por thotë se ai e ka blerë për 35 dollarë, pa e imagjinuar asnjëherë vlerën e vërtetë të vazos.

Objekti i rrallë e ka origjinën nga Perandori Yongle, i cili drejtoi nga 1403 në 1424, një periudhë e njohur për teknikat e saj të famshme të porcelanit.

Vetëm gjashtë artefakte të tjera të ngjashme dihet se kanë mbijetuar nga ajo periudhë, sipas Sotheby’s. Ato janë vendosur në institucione si Muzeu i Pallatit Kombëtar në Taipei, si dhe Muzeu Britanik dhe Muzeu Victoria & Albert në Londër.

Artikulli i mëparshëmDiplomatët rusë largohen nga Koreja e Veriut me karrocë
Artikulli i radhësEMRI/ Po digjte mbeturinat, asfiksohet nga tymi dhe bie mbi zjarrin e ndezur, vdes 69-vjeçari