Policia ka dhënë detaje lidhur me grabitjen e një zyre të OSHEE në afërsi të Pazarit të Ri që u konstatua mëngjesin e sotëm. Uniformat blu informojnë se gjatë orëve të para të mëngjesit në zyrën e OSHEE-së, një person ende i paidentifikuar ka vjedhur një shumë prej 2.000 lekësh.
Kanë qenë vetë punonjësit ata që kanë konstatuar grabitjen. Kur kanë shkuar për të nisur punën mëngjesin e sotëm, ata kanë vënë re se dera ka qenë e hapur dhe dyert e brendshme të thyera. Grupi hetimor po kryen veprimet në lidhje me ngjarjen për identifikimin dhe kapjen e autorit”, njofton policia.