Elona Çekani mjeke në Zvicër e ftuar dje në Shqip show nga Rudina Xhunga në Dritare TV, foli me një ton të ashpër në lidhje me situatën aktuale në Shqipëri për shkak të pandemisë.
Ajo tha se papërgjegjshmëria e qytetarëve por edhe e politikanëve ka çuar në një situatë shumë të rëndë në vend. Çekani bëri thirrje që vendi të mbyllet dhe se zgjedhjet janë një bombë që do të çojë në rritje të infektimeve dhe fataliteteve.
“Në kohën që ne u mbyllëm në Shqipëri shikoje festa. Dhe pastaj ndodhi ajo që ndodhi, një rritje e ndjeshme e infektimeve.
Ne po i kujtojmë politikës shqiptare përmes letrës sonë, të respektojnë ligjet që i kanë vendosur vetë. Kolegët më thonë po më ikin pacientët si pulat. Duhet të mbylleni dy javë, që t’i japim kohë spitaleve të marrin veten.
Po flasim për jetë, për humbjen jetë njerëzish. Kjo është një bombë që do të shpërthejë dhe do të jetë në derën e të gjithëve.
Çfarë po presim që të mbyllet vendi, kemi frikë ekonominë, por po vdes babai që mban shtëpinë. Pse nuk po zgjohen intelektualet në Shqipëri të thonë çfarë po bëni. Ju lutem mbylluni sepse po shkojmë në katastrofë. Lufta sapo ka filluar në Shqipëri.
Në janar ka nisur lufta aty. Ajo që ndodhi në Lombardi, tani sapo ka nisur në Shqipëri”, u shpreh mjekja Çekani në Shqip Show.