“2 fëmijë në terapi intensive”, paralajmëron Eugena Tomini: Janë ezauruar 74% e shtretërve në spitale, jemi ende në fazën e parë të skenarit!

0
“2 fëmijë në terapi intensive”, paralajmëron

Zv. ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini ka folur për situatën me Covid-19 në spitalet që trajtojnë koronavirusin në vendin tonë.

Në një lidhje direkte me A2CNN, Tomini tha se janë 2 raste fëmijësh në terapi intensive shkaktuar nga koronavirusi, ndërsa apelon që të mos neglizhohet asnjë shenjë e virusit.

“Moshat pediatrike janë evidentuar si rrjedhojë e hetimit epidemiologjik pa shfaqur shenja klinike të moderuara apo të lehta. Është 0.7 % e pozitivitetit në rang kombëtar. Pediatria është përballur me fluks të respiratoreve të tjera. Kemi rreth dy raste në terapi intensive dhe pjesa tjetër janë në pavijon. Nuk duhet të neglizhohet asnjë shenjë dhe të vendosim diagnozë. Shenjat klinike të një infeksioni viral janë të njëjta, por Covid ka shfaqur temperaturë 37.5 te fëmijët e vegjël, është e lartë dhe shenjat klinike nuk duhet të neglizhohen. Theksoj që nuk duhet të neglizhohet asnjë rast te mosha pediatrike,” thaTomini.

Ndër të tjera, Tomini deklaroi se vendi ynë ndodhet ende në skenarin e parë përkundrejt përgjigjes së pandemisë. Këtë fakt ajo e lidh me mos ezaurimin e kapaciteteve spitalore, sipas së cilës nga 855 shtretër janë ezauruar 74% e tyre dhe 44% e reanimacionit.

“Parashikimet për vetë sezonin favorizojnë bashkimet familjare, të qëndruarit në grup dhe shumë të tjerë që prishin distancimin fizik dhe sjell të kemi aktivitet dhe transmetueshmëri. Nuk kemi ezaurim të kapaciteteve spitalore, nga 855 shtretër kemi ezaurim të 74% të shtretërve dhe reanimacioni 44 %. Jemi akoma në skenarin e parë; përgjigje spitalore të shërbimit shëndetësor dhe për të mos krijuar panik dhe vigjilenca nuk duhet humbur. Ka njerëz që nuk zbatojnë rregullat”, tha Tomini.

Artikulli i mëparshëmIlir Alimehmeti befason me reagimin: Nuk është Tirana qarku më i rënduar nga Covid-19! Ja 3 qytetet ku koronavirusi po bën ‘namin’
Artikulli i radhësTragjike! Kush janë dy vëllezërit nga Mati që humbën jetën nga koronavirusi brenda 24 orëve