Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përkujtuar 70-vjetorin e vrasjes pa gjyq të 22 intelektualëve nga diktatura. Kreu i PD-së nënvizon faktin se arsyeja e vërtetë e këtij krimi ishte frika e regjimit nga forca, formimi dhe reputacioni i shkollimit të tyre në akademitë dhe shkollat më të mira perëndimore.
Sipas Bashës, sakrifica e tyre do shërbejë gjithmonë si përkujtesë se rrugën europiane të Shqipërisë, te cilën tha se do ta mbrojë me çdo kusht. Kryedemokrati e përmbyll reagimin, duke thënë se ata që e ndërprenë këtë rrugë përpara 70 vitesh dhe të tjerë që duan ta pengojnë sot, do të humbin dhe Shqipëria europiane do të fitojë.