Kukës/ Qëlloi me armë zjarri në mes të ditës vetëm për një vend parkimi

0

Policia e Kukësit ka shoqëruar në komisariat një 18-vjeçar që qëlloi në ajër me një armë të dyshuar zhurmuese. Nga njoftimi zyrtar bëhet me dije se e gjitha kjo ndodhi pasi ky shtetas, i identifikuar si Gilbert Shatri, u konfliktua me një person tjetër për vendin e parkimit të makinës. Shatri është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e llojit tip pistoletë e dyshuar zhurmuese, si dhe një gëzhojë.

Artikulli i mëparshëm70 vjetori i vrasjes pa gjyq të 22 intelektualëve/ Basha: Sakrifica e tyre përkujtesë në rrugën europiane të Shqipërisë
Artikulli i radhës“Në dy ditë vaksinohen 500 mjekë”, Bino jep sinjale shprese dhe për gazetarët