Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka publikuar një foto me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, pas firmosjes së marrëveshjes PD-LSI për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Krahas fotos që ka postuar në rrjetet sociale, ka dhënë dhe një mesazh ku shkruan se ditën e sotme dy partitë janë bashkuar për të sjellë ndryshimin në Shipëri.
“Sot bashkuam forcat, të sigurt për të sjellë ndryshimin në Shqipëri. Më 25 Prill ne premtojmë se Rama do të ikë dhe ne do të fillojmë të punojmë për qytetarët e Shqipërisë!”– shkruan Basha.